MPB paralajmëroi masa disciplinore kundër policëve që u vunë pranga mbështetësve të së Majtës të cilët donin të shpalosin pankarta anti- militare gjatë defilesë së ushtarëve amerikan në qendër të Shkupit.

Është vërtetuar se katër nëpunës policor kanë përdorur forcë fizike ndaj katër personave pa bazë, ndërsa ndaj tre prej tyre pa bazë është përdorur mjeti, përkatësisht lidhja me pranga. Ndaj policëve që i kanë tejkaluar autorizimet dhe kanë vepruar në kundërshtim me Nenin 83 dhe 85 nga Ligji për polici, do të merren masa disiplinore sipas marrëveshjes kolektive të MPB-së dhe do të informohet prokuroria kompetente publike në Shkup”, tha Toni Angellovski, zëdhënës i MPB.