Manchester United ka mesfushorin më të mirë në botë.

Kështu ka deklaruar sulmuesi i Manchester Unitedit, Anthony Martial.

Francezi i ka thurur lavde bashkëkombësit të tij, duke e cilësuar si njërin nga mesfushorët më të mirë në botë.

“Paul është mentalisht i fortë dhe ka shumë siguri në veten e tij”, ka deklaruar Martial.

“Është një djalë i madh, me teknikë të madhe. Mund të them se ai është mesfushori më i mirë në botë”.