Aktorja turke, Songul Oden, e famshme në Shqipëri për rolin e saj si ‘Gymysh’ prej kohësh po qëndron larg vëmendjes mediatike, duke u tërhequr edhe nga profesioni i saj. Kjo ka ndodhur prej kohës kur ajo i dha fund martesës së saj në tetor të vitit 2016. Arsyeja pse ajo dhe bashkëshorti i saj, ish futbollist dhe aktor i disa serialeve, Kerem Alisik, ndanë rrugët e tyre pas 8 vitesh së bashku, ishte xhelozia e këtij të fundit. Madje aktorja u shpreh dikur se ishte dhunuar për shkak të xhelozisë nga ish-partneri i saj.

“Xhelozia shkatërroi marrëdhënien tonë, dhe e gjitha vinte për shkak të punës time në aktrim.  Shpesh ai herë më ka vënë përballë dy zgjedhjeve të rëndësishme, atë ose karrierën time profesionale”-rrëfeu aktorja pak kohë më parë në një intervistë.

Oden nuk është përfolur më për një marrëdhënie të re.