Marina amerikane ka pezulluar lëvizjet e të gjitha flotave amerikane pas përplasjes së destrojerit John S. McCain.

Po ashtu komandanti i Flotës së Shtatë, që vepron në Paqësor, u lirua nga detura. Përplasja e destrojerit me një anije tregëtare ndodhi të hënën duke i marrë jetën 10 marinarëve amerikanë.

Komandanti i Flotës së Paqësorit, admirali Scott Swift liroi sot nga detyra nën admiralin Joseph Aucoin. Në vendimin për shkarkimin e tij thuhej se ai kishte “humbur besimin dhe aftësinë për të komanduar”.

Joseph Aucoin pritej të dilte në pension në muajin janar të vitit që vjen, por largimi i tij u përshpejtua pas përplasjes së luftanijes USS John S. McCain, i dyti destrorjer i armatosur me raketa të telekomanduara, që përplaset me anije tregtare në harkun e dy muajve. 10 marinarë humbën jetën.

Shtëpia e Bardhë lëshoi një deklaratë ngushëllimi, duke shtuar se Departamenti i Mbrojtjes do të kryejë një hetim “të plotë” të incidentit.

“Hetimi do të bëhet brenda një afati të shkurtër. Dua të marr përditësime të shpeshta. Kjo kërkon veprime urgjente, duhet ta përfundojmë dhe të ndërmarrim veprime korrigjuese. Në mbyllje, mendimet dhe lutjet tona shkojnë tek detarët dhe familjet e luftanijeve ‘USS John S. McCain’ dhe ‘USS Fitzgerald’”, tha Admirali John Richardson, Shefi i Operacioneve Detare.

Si përgjigje ndaj incidentit, marina ka pezulluar lëvizjet e të gjitha flotave amerikane.

Një ekuipazh i Rojës Bregdetare të Malajzisë gjeti trupa, që besohet të jenë të disa prej marinarëve të zhdukur. /VoA