Claudio Marchisio ka konfirmuar se do të qëndrojë në skuadrën e Juventusit, pavarësisht pohimeve për një kalim të mundshëm në radhët e Chelsea.

Raportet e mëhershme gjatë kësaj jave sugjerojnë se futbollisti italian ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga gjiganti i Serie A, për t’iu bashkuar ekipit të Antonio Conte.

Por, Goal merr vesh se Juventus nuk është i vullnetit për të shitur yllin e tij, për shërbimet e të cilit interesim ka shprehur edhe Milan.

Marchisio ka pasur 370 paraqitje për Juventus, duke shënuar 37 gola dhe 41 asistime.

Ai ka fituar gjashtë tituj në Serie A, Serie B, Superkupën italiane dhe Kupën e Italisë gjatë qëndrimit në Juventus.