Republika e Maqedonisë sot i shënon dy Ilindenët historik – 114 vjetori i Kryengritjes së Ilindenit dhe 73 vjetori i Mbledhjes së parë e KAÇKM-së.   

Festimi fillom në orën 8:00 në kishën “Shën Spasi” në Shkup, ku do të flasë kryetari i Qeverisë, Zoran Zaev. Kryeminsitri i Maqedonisë dhe kryeminsitri i Bullgarisë, Bojko Borisov do të vendosin lule në varrin e Goce Dellçevit në oborrin e kishës.

Me rastin e Ditës së Republikës, presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov në orën 10:25 do të flasë para përmedores sëkryetarit të parë të Presidiumit të KAÇKM-së, Metodija Andonov-Çento në qendër të Shkupit. Paraprakisht (në orën 10:00 dhe 10:10) Ivanov do të vendosë lule para përmedores së KAÇKM-së (në parkun e Gruas-luftëtare) dhe në përmendoren e Nikolla Karevit (para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë).

Në Qendrën memoriale të KAÇKM-së në Pelince në solemnitetin e rastit do të flasë zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Koço Angjushev.

Si edhe viteve të kaluara, Kisha ortodokse serbe nuk lejoi delegacionin shtetëror të Maqedonisë ta vizitojë manastirin Prohor Pçinski, siç theksoi, “për shkak të arsyeve tashmë të njohura mirë”.

Shënimi qendror i Ditës së Republikës dhe 114-vjetori i Kryengritjes së Ilindenit tradicionalisht do të mbahet në “Meçkin Kamen” në Krushevë. Në tubimin popullor, që do të fillojë në orën 12:00, para të pranishmëve do të flasë kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi.

Delegacioni i Kuvendit, paraprakisht, në orën 9:30, do të vendosë lule në varrin e Nikolla Karevit, kryetar i Republikës së Krushevës, ndërsa në orën 10:00 kurora lulesh do të vendosen edhe para Përmendores së heronjve në lokalitetin Sliva.

Qeveria e RM-së kumtoi se të gjitha festimet me rastin e Ditës së Republikës do ta kenë lajtmotivin e inspiruar bga Manifesti i krushevës: “Maqedonia jonë – pa dallime në religjion, përkatësi etnike, gjini dhe bindje. Sepse nga gjyshi – stërgjyshi jetojmë si vëllezër dhe motra në këtë vend! Për drejtësi, për liri dhe për jetë njerëzore”.

Fillimin e Kryengritjes së Ilindenit e kumtuan kambanat në Krushevë, në mesnatë përballë Ilindenit në vitin 1903. Rreth 800 kryengritës e çliruan qytetin, ndërsa pas dy ditësh, Nikolla Karevi e shpalli Republikën e Krushevës dhe u bë kryetari i saj…Republika e lirë zgjati dhjetë ditë.

Nën komandën e Bahtiar Pashës, 18 mijë ushtarë osmanlinj nisen në aksion për kthimin e pushtetit në Krushevë. Të shtënat e fundit në Meçkin Kamen dhe vdekja e Pitu Gulit e shënojnë edhe fundin e Republikës së Krushevës.

Dyzet e një vite pas Kryengritjes së Ilindenit, në Manastirin Shën Prohor Pçinski afër Kumanovës, 115 delegatë e mbajtën Mbledhjen e parë të KAÇKM-së (Kuvendi antifashist i çlirimit popullor të Maqedonisë), ku u konfirmua pozita shoqëroro-juridike e Maqedonisë si shtet i barabartë federal në korniza të  FD Jugosllavisë. Mbledhjen e hapi Panko Brashnarov, delegati më i vjetër dhe dëshmitar i dy Ilindenëve. U zgjodh Presidiumi i KAÇKM-së, në krye me Metodija Andonov Çento.

Asambleja miratoi disa dokumente me rëndësi shtetërore – Vendimi për vendosjen e gjuhës maqedonase si gjuhë zyrtare në shtetin e Maqedonisë dhe Deklarata për të drejtat themelore të njeriut dhe qytetarit të Maqedonisë demokratike.