Qindra mijëra emigrantë nga vendet arabe dhe nga Afrika janë shpërngulur në Evropë por Maqedonia dhe Serbia kanë qenë vendet që e lidhin shpresën e emigrantëve për një të ardhme më të mirë.

Rrugët e vendeve të Ballkanit tani për tani janë të mbyllura dhe për këtë është ulur edhe numri i atyre që duan të ikin nga ”ferri” që kanë përjetuar nëpër vendet e tyre, të rrezikuar nga luftërat dhe nga varfëria e skajshme.

Në Maqedoni po zhvillohet një betejë rreth ndërtimit të konvikteve apo strehimoreve të përkohshme për refugjatët, ku do të pushojnë dhe kontrollohen para se të shpërngulen në Evropë.

Sipas reliefweb që e përcjell Telegrafi Maqedoni, vendet e Ballkanit janë vetëm pjesë e problemit për BE-në që nuk mundet më të pranojë refugjatë pasi nuk mund të kontrollohet e ardhmja e cila sipas vendeve evropiane mund të jetë e keqe pasi nuk kanë kontroll mbi refugjatët. Këtu përfshihet problemi me strehimin e emigrantëve në Evropë, punësimin dhe edukimin e të njejtëve apo edhe zhvillimin e tregut të punës ku shpesh punësohen emigrantë pasi paguhen më lirë se sa shtetasit e tyre.