Paga më e madhe mesatare në rajon sipas të dhënave për muajin maj ka qenë në Slloveni e cila arriti deri në 1.050.78 euro, ndërsa më e vogla ishte në Maqedoni me 372.55 euro (22.889 denarë), thotë analiza e realizuar nga Agjencia Anadollu.

Ndërkohë, paga mesatare për muajin maj në Kroaci ishte 813.17 euro, në Mal të Zi 510 euro, B e H 439.71 euro, ndërsa në Serbi 409.63 euro.

Sipas gjendjes së vitit të kaluar paga mesatare më së shumti është rritur në Kroaci edhe atë për 63.47 euro, ndërsa më pak në Mal të Zi për vetëm 7 euro.

Kur është në pyetje rritja e pagës mesatare në rajon në krahasim me vitin e kaluar, rritja më e shpejtë ka qenë në Serbi me çka paga për atë periudhë ishte rritur për 39.93 euro, dhe Sllovenia me 30.38 euro.

Nivel të ulët të rritjes së pagës mesatare kanë pasur Bosnje e Hercegovina me plotë 11.71 euro dhe Maqedonia me 9.08 euro.

Paga mesatare kah fundi i vitit në Slloveni ishte 1.020.40 euro, Kroaci 749.70 euro, Mal të Zi 503 euro, B e H 428 euro, Serbi 369.70 euro, dhe Maqedoni 363.50 euro.