Edhe nesër moti në Maqedoni do të jetë i qëndrueshëm dhe i ngrohtë, pasdite do të jetë me vranësira të vogla lokale dhe erë mesatare nga drejtimi verior që përkohësisht do të përforcohet, veçanërisht përgjatë Vardarit.

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, të martën do të ketë rritje të vranësirave që do të përcillet me të reshura shiu të cilat në nivel lokal do të jenë të rrëmbyeshme, me erë të përforcuar dhe paraqitje të bubullimave.

Edhe të mërkurën do të ketë shi lokal në pjesët verilindore, veçanërisht paradite. Temperaturat e ditës të ajrit do të jenë në rënie për shtatë gradë, ndërsa në disa vende edhe më shumë.

Nga e enjtja sërish pason mot i qëndrueshëm me rritje graduale të temperaturave të ditës.