Isco ishte lojtari më i mire i ndeshjes së Superkupës ku Real Madrid mundi Manchester United, duke shfaqur gjithë klasin e tij. Historia mund të kishte qenë ndryshe sikur Djajtë e Kuq ta kishin blerë më 2013 nga Malaga.

Por, vëzhguesi i United në atë kohë raportoi se lojtari i ri spanjoll nuk ishte i shpejtë sa duhet dhe për këtë e kishte fajin… koka e tij.

“E ka kokën shumë të madhe për trupin që ka”, ishte raporti i atëhershëm. Me siguri që tani ndjejnë keqardhje që i kushtuan rendësi një detaji kaq banal.