Manchester United do t’i paguaj shpenzimet e vizave për tifozët e saj që do të udhëtojnë në Rusi

Manchester Unitedi ka vendosur të paguajë koston e vizës për tifozët që janë të interesuar të udhëtojnë në Moskë për të shikuar ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër CSKA Moskës, muajin e ardhshëm.

 Skuadra e Jose Mourinhos do të luajë në Rusi më 27 shtator dhe tifozët që planifikojnë të udhëtojnë duhet të bëjnë aranzhime të shpejta, shkruan Daily Mail.

Krerët e Manchester Unitedit kanë vendosur të lehtësojnë paksa punën, duke premtuar se do të paguajnë shifrën prej afro 130 euro sa duhet për vizë për secilin.

Manchester Unitedi kishte ofruar shërbim të ngjashëm edhe para ndeshjes së 1/8 së finales të Ligës së Evropës kundër Rostovit në stinorin e kaluar, dhe kishte vendosur një stacion të përkohshëm të vizave për udhëtim në Moskë në vitin 2015.

Ambasada e Rusisë tash ka një seli në Manchester, që nënkupton se tifozët munden me lehtësi të nisin procesin për pajisje me viza.