Rey Manaj, sulmuesi i Shqipërisë, është afër transferimit në Spanjë

ReyManaj, sulmuesi i Shqipërisë, nuk ka mundur të bindë drejtuesit e Interit për të qëndruar me ekipin në këtë sezon dhe sërish është marrë vendimi për ta huazuar atë.

Sipas Sky Sports, Inter ka rënë dakord që ta huazojnë lojtarin në ligën e dytë spanjolle te skuadra e Granadas, përcjell Express.

Aventura e sezonit të kaluar te Pisa në Serie B, nuk shkoi si duhet për sulmuesin nga Lushnja, i cili këtë vit ka mundësinë që të tregojë vlerat edhe në futbollin spanjoll për të bindur më pas drejtuesit e Interit që ta rikthejnë në skuadër.