Alexis Sanchez pritet ta veshë fanellën e Manchester City sezonin e ardhshëm.

“Sky Sports” është duke raportuar se Arsenali ka pranuar ofertën e Manchester City për sulmuesin, Alexis Sanchez dhe zyrtarizimi do të vijë brenda pak orëve.

Sipas “Sky Sports”, Manchester City përmirësoi ofertën e dytë nga 50 në 60 milionë funte dhe Arsenali është pajtuar gjithashtu.

Burime të “Sky Sports” kanë mësuar se tashmë çdo gjë tashmë ka përfunduar dhe zyrtarizimi nuk do të bëhet derisa Arsenalin të gjejë zëvendësuesin, Lemar i Monacos është afër kalimit te “Topçinjtë”