Manchester City nuk heq dorë nga Alexis Sanchez. Sulmuesi kilian ka ende një vit kontratë me Arsenalin por Pep Guardiola kërkon ta bashkojë me skuadrën e tij brenda datës 31 Gusht.

Oferta aktuale e “Citizens” për Arsenalin është 60 milionë Euro.

Por në krahun tjetër Wenger ka folur për të ardhmen e kilianit të cilin e konsideron si lojtarin e së ardhmes,

“Dua që ai të qëndrojë në klub dhe të jetë një nga lojtarët më të mëdhenj të së ardhmes në këtë klub. Ai është një nga lojtarët që ekipi duhet të ndërtohet në të ardhmen.” tha Wenger në konferencën e tij për shtyp.