Disa kohë më parë kantautori Flori Mumajesi paralajmëroi anulimin e koncerteve të tij si pasojë e një problemi shëndetësor.

Por gjatë ditës së sotme ai ka shkruar një status të gjatë përmes një postimi në Instagram, ku shprehet falënderues për ata që e kanë përkrahur, megjithatë ka dy fjalë me ata që mesa duket nuk kanë qenë shumë dashamirës.

 “Faleminderit te gjithe atyre qe me kane shrkuar per shendetin keto dite, po edhe atyre qe nuk munden… Ndersa atyre qe ju be qejfi apo benin komente te tipit (MIRE TI BEHET) ju them se dje me ndodhi mua, neser mund t’ju ndodhi juve! Nuk mund te gezoheni me fatkeqsine e dikujt. Lutem per ju, Zoti ju pastrofte shpirtin dhe te kuptoni se eshte me bukur te duash se sa te urresh…Nga neser bashke me djemte do ti rikthehemi koncerteve,”-përfundon postimi i Mumajesit  shoqëruar me një foto të tij dhe djemve të tjerë të labelit, “Threedots”