Në Paris një makinë ka hyrë brenda në piceri duke lënë të vdekur një 8-vjeçare.

Sipas RT, bëhet e ditur se 5 persona janë plagosur ndërsa drejtuesi i mjetit është kapur nga autoritetet e vendit.

Ngjarja ka ndodhur në Sept Sports, në një fshat në jug të Parisit.

Policia ka arrestuar shoferin e makinës.

Shoferi 39 vjeçar sipas RTL’së i ka thënë policisë se ka dashur të vras vetën dhe se kishte armë në makinë.

Megjithatë, incidenti nuk po trajtohet si sulm terrorist.

Vozitësi nuk ka të kaluar kriminale, raporton BBC.

Franca dhe një numër i vendeve të tjera kishin së fundi disa sulme të ngjashme në civilë, përfshirë qytetin Nice të Francës ku u vranë 84 persona vitin e kaluar.