Një aksident tragjik ka ndodhur në periferi të Tiranës, me pasojë vdekjen e një të riu. Aksidenti ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të dielës, në Zallbastar.

Më konkretisht te ura e Cufalit, ka rënë një mjet në humnerë, ku si pasojë është aksidentuar për vdekje drejtuesi i tij Haki H., 25 vjeç.

Paraprakisht dyshohet se gjithçka ka ndodhur si pasojë e humbjes së kontrollit prej të riut mbi mjet.

Aktualisht po punohet për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit, ndërsa mësohet se viktima gjeti vdekjen e menjëhershme si pasojë e dëmtimeve të marra.