Pas publikimit në shtyp të lajmit se ish-deputetja e PD-së dhe ish-ministrja e Berishës, Majlinda Bregu do të hynte në një qeveri me Edi Ramën ka pasur reagime të shumta në selinë blu. Vetë Bregu nuk ka bërë asnjë koment deri tani për lajmin.

Deputeti i PD-së, Agron Shehaj, i cili ishte i pari i listës në Qarkun e Vlorës, ishte i pari nga PD që reagoi për këtë çështje. Ai madje bën edhe ironi, kur thotë se Rama duhet të marrë Patozin, një tjetër kritik i Bashës, duke mbrojtur kështu kryetarin që e vendosi të parin në listë.Image

Përgjigjen e ka marrë nga një zë kritik ndaj kryetarit Basha. Koordinatori në PD, Julian Deda i është përgjigjur deputetit të ri, që sipas tij s’ka asnjë kontribut në PD.

“O shoku deputet i pasur, para se te lutesh qe Rama te te marre njerezit e partise ku ti u bere deputet pa asnje lloj kontributi politik, lutu qe qarku, ne te cilin ti ishe i pari ne liste te mos dale me me ate lloj rezultati katastrofik historik siç doli kesaj rradhe. Mbi te gjitha lutu, qe Rama dhe Veliaj te bien nga pushteti. Apo kete lutje nuk e ben dot meqe ky i dyte te ka respektuar, te ka qene per vizite..?!

P.s. Deputet qe luten per perçarje, nuk kisha degjuar ndonjehere. Aq me teper ne kundershtim te plote me linjen e Kryetarit Basha, i cili deklaroi se çdo ikje nga PD na demton” – shkruan Deda.