Reperi Majk u bë i famshëm si pjesë e grupit “TDS”. Ky rep grup i solli shumë hite, këngë që e morën notën pozitive nga publiku.

Majku pak e nga pak krijoi karrierën e tij si solo artist. Idetë e tij për të depërtuar në skenën muzikore shqiptare ishin të qarta, andaj ai secilin hap e ka hedhur me vetëdije të plotë.

E për këtë ai u bë shumë i dashur nga publiku shqiptar, duke qenë kështu njëri ndër reperët më të ndjekur nëpër rrjetet sociale.

Ai së fundmi ka publikuar një foto në llogarinë e tij në ‘Instagram, ku shihen dy gota në makinë.

Se me kë ka qenë reperi në veturë, mbetet të shihet.

A mos vallë ka qenë Majlinda?