Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka paralajmëruar sot në Salzburg se planifikon që kah fundi i këtij viti të fillojë iniciativën “për formimin e serishëm të Evropës”.

Macron pas takimit me kancelarin austriak Christian Kern, tha se Evropa duhet të mbrojë qytetarët e saj, duke përmendur praktikën jo fer ekonomike, si dhe mbrojtjen nga terrorizmi dhe refugjatët.