Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka pritur sot në takim kreun e komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, me të cilin diskutuan për zhvillimet aktuale, në veçanti thellimin e bashkëpunimit ne ofrimin e lehtësirave dhe mbështetjes për krijimin e vendeve të reja të punës.

Në takim, Lladrovci, e falënderoi Lushtakun për angazhimin në drejtim të zhvillimit jo vetëm të Skënderajt, por edhe regjionit të Drenicës.

“Drenica, gjegjësisht Skënderaj dhe Drenasi, me përkrahjen edhe të nivelit qendror, do të jenë komuna model të qeverisjes së mirë, transparencës dhe zhvillimit ekonomik, tha kryetari Lladrovci, duke theksuar rëndësinë e funksionimit të parkut të ri të biznesit, ardhjen e bashkatdhetarëve me ide të reja për të bërit biznes si dhe ardhjen e investitorëve të huaj.

Nga ana e tij, numri një i Drenasit  i ofroi përkrahje dhe mbështetje të plotë Lladrovcit në realizimin e prioriteteve, në funksion të ngritjes së mirëqenies së qytetarëve në Drenas e Drenicë.