Një aksident automobilistik me një të vdekur ka ndodhur mbrëmjen e sotme në periferi të Lushnjes.

Mësohet se orës 21:10, në fshatin Ngurrëz e Madhe B.Ç, 57 vjeç, banues në Ngurrëz, duke drejtuar mjetin tip “zetor” është përplasur me një motoçikletë që drejtohej nga Q.Ç, 76 vjeç, banues po në Ngurrëz.

Q.Ç ka ndërruar jetë rrugës për në spital, bëjnë me dije burime zyrtare nga Policia.

Është shoqëruar B.Ç në Komisariatin e Policisë Lushnje dhe po punohet për zbardhjen e shkakut të aksidentit, shtojnë të njëjtat burime.

Ndërkohë, Syri.net ka mësuar edhe identitetet e viktimës dhe personit të shoqëruar.

Viktimë e aksidentit ka mbetur Qerim Çela, ndërsa Beshir Çela po merret në pyetje në komisariatin e qytetit.