Një video e publikuar në internet tregon përplasjen me armë mes ushtrisë dhe karteleve të drogës në Meksikë pranë kufirit me SHBA-në.
Ushtria meksikane iu kundërpërgjigj me zjarr karteleve të drogës në qytetin Rio Bravo. Sipas mediave vendase, shkëmbimi i zjarrit nisi fillimisht mes dy bandave të drogës që përpiqeshin të merrnin kontrollin në zonën ‘Golfo Cartel’, dhe më pas u përfshinë edhe forcat e ushtrisë.
Pamjet e publikuara në internet tregojnë momentin kur autoritetet meksikane ndjekin një kamionçinë të zezë Chevrolet dhe më pas nisën të qëllonin me armë të dy palët. Shumë rrugë të qytetit u mbyllën për të garantuar sigurinë e qytetarëve.