Ky është momenti dramatik i një hipopotami i cili thyen të gjitha rregullat e natyrës duke iu kundërpërgjigjur sulmit të një luaneshe.

Në videon që është realizuar në një park nacional në Kenya, luanesha e sulmon hipopotamin, por pak sekonda më vonë pendohet pasi “viktima” e saj ngrihet dhe i kundërpërgjigjet.