Me shkarkimin e Marko Zvërlevskit, dështoi tentativa e fundit e Komisionit Shtetëror për parandalimin e korrupsionit që të mbrojë krimin në rradhët e VMRO-DPMNE-së.

Në vend se të ndalojë korrupsionin, krimin dhe keqpërdorimet, Komisioni gjatë viteve të kaluara ka punuar në mënyrë selektive, joprofesionale dhe ekskluzivisht në mbrojtje të krimit dhe korrupsionit të VMRO-DPMNE-së me çka u bë edhe bashkëpjesmarrës në qeverisjen kriminale të VMRO-DPMNE-së.

Përmes qasjes selektive, përmes fshehjes së listave pronësore të Nikolla Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve, përmes injorimit të akuzave kundër funksionerëve të VMRO-DPMNE-së dhe përmes

kryetarit të tanishëm i cili ka qenë donator i VMRO-DPMNE-së, Komisioni Shtetëror për parandalimin e

korrupsionit vërtetoi se punon nën kontrollin e VMRO-DPMNE-së dhe në mbrojtje të krimit në rradhët e tyre.

Puna e deritanishme e Komisionit Shtetëror për parandalimin e korrupsionit është dëshmi se sa është shkalla e partizimit dhe keqpërdorimit të institucioneve nga ana e VMRO-DPMNE-së dhe e tregon nevojën e çlirimit dhe profesionalizimit të institucioneve shtetërore. Për atë, është e rëndësishme të vazhdohet procesi i reformave dhe çlirimi i institucionve të cilat në vend të interesave personale dhe partiake, do të punojnë në interes të shtetit dhe qytetarëve.