LSDM-ja përmes një kumtese ka reaguar kundër iniciativës së deputetëve të VMRO-DPMNE-së, të cilët kan parashtruar interpelancë për ministrin e financave Dragan Tevdovski.

“Me interpelancën e paraqitur ndaj ministrit të financave, Dragan Tevdovski, VMRO-DPMNE vazhdon të punojë në dëm të qytetarëve dhe e vërteton se është kundër udhëheqjes së pastër dhe transparente me financat publike dhe buxhetin në funksion të përmirësimit të standardit jetësor të qytetarëve dhe forcimin e ekonomisë.

Me interpelancën e pabazuar, VMRO-DPMNE është kundër pagës minimale prej 12.000 denarëve për të gjithë punëtorët veçanërisht për punëtorët e industrisë së tekstilit dhe lëkurës. Me votimin kundër rebalansit të buxhetit të përgatitur nga ministri dhe Ministria e financave VMRO-DPMNE e vërtetoi këtë, ndërsa me interpelancën e paraqitur sot tregoi se është kundër zgjidhjes afatgjate të problemit me punëtorët e falimentuar, kundër largimit të taksës radiodifuzive, kundër subvencionimit të pushimit vjetor të atyre që paguhen më pak dhe kundër ndihmës më të madhe për kompanitë vendore – masa që janë të siguruara me rebalansin e buxhetit.

Të pakuptimta dhe dëshpëruese janë tentimet e VMRO-DPMNE-së që përmes interpelancave që nuk janë të bazuara në asnjë fakt të tentojnë t’i pengojnë reformat që sjellin jetë më kualitative për të gjithë qytetarët. Përmes punës së pastër dhe transparente, Ministria për financa punon në sigurimin e standardit jetësor më kualitativ për të gjithë qytetarët, forcimin e ekonomisë së shkatërruar përmes mbështetjes së theksuar për prodhimtarinë vendore.”, thuhet në kumtesën e LSDM-së