Përmes shpenzimit kriminal dhe të papërgjegjshëm të parave të qytetarëve, VMRO-DPMNE dhe Nikolla Gruevski 11 vite e kanë futur në borxh shtetin dhe qytetarët, ndërsa paratë nga huamarrjet e shtrejta i kanë shpenzuar për luks dhe pasurim kriminal të individëve.

Pikërisht VMRO-DPMNE përmes tenderëve kriminal, projekteve të rrejshme, luksit dhe provizioneve të dakorduara, ka shkurtuar Buxhetin e qytetarëve të Maqedonisë dhe u bë partia më e pasur në Evropë, përderisa shumica e qytetarëve jetonin në borxhe dhe varfëri.

Për dallim nga kjo sjellje kriminale dhe e papergjegjëshme ndaj parave të qytetarëve, Qeveria e udhëhequr nga LSDM i ka racionalizuar shpenzimet, ka ulur borxhet dhe paratë i orienton kah qytetarët. Rebalansi i Buxhetit ka shkurtuar shpenzimet për luks, reklama dhe reprezentacione dhe siguron më shumë para për qytetarët përmes rritjes së pagës minimale, largimit të taksës radiodifuzive, zgjidhje afatgjate për punëtorët e falimentuar dhe mbështetje të fuqishme për kompaitë vendore.