VMRO-DPMNE, partia që 11 vite në mënyrë të pakontrolluar i ka futur në borxh qytetarët për realizimin e interesave kriminale, nuk mund të qetësohet me faktin që Qeveria e udhëhequr nga LSDM punon me përgjegjësi, pastërti dhe transparencë në interes të qytetarëve.

Me akuzat boshe për harxhimin e rezervave devizore, VMRO-DPMNE tregoi një mosnjohje elementare për menaxhimin e financave sepse bëhet fjalë për pagesë përmes llogarisë së vetme shtetërore të kreditimit dhe këstet e mbetura nga borxhet e vjetra. Përmes punës së përgjegjëshme dhe transparente, Qeveria e udhëhequr nga LSDM e ka paguar borxhin ndaj Dojçe Bankës në vlerë prej 77.3 milion euro, ndërsa borxhin publik e ka ulur për 31.4 milion euro në krahasim me çerek-vitin e parë.

VMRO-DPMNE në nuk mund të qetësohet me ndryshimin që po bëhet në menaxhimin e parasë publike. Për dallimin nga sjellja e papërgjegjëshme e VMRO-DPMNE-së, kur paratë nga huamarrjet e shtrejta dhe të pakontrolluara janë harxhuar në tenderë kriminal, palma, barok dhe përmendore, sot, paratë e qytetarëve shfrytëzohen për pagë minimale më të lartë, për zgjidhjen e statusit të punëtorëve të falimentuar, për vende të reja punë dhe për ndihmë më të madhe për ndërmarrjet vendore.