LSDM-ja sot akuzoi se VMRO-DPMNE me lajme të rreme përhap manipulime për realizimin e ankandeve në tregun vendor të letrave me vlerë dhe për rezervat devizore.

“Të pabaza janë konstatimet e VMRO-DPMNE-së për gjoja ndonjë ulje të rezervave devizore. Bëhet fjalë për praktikë të rregullt të pagesës nga llogaria vetjake e shtetit të kësteve kreditore, interesit dhe borxheve të vjetra të shkaktuara nga qeverisja e kaluar”, njoftoi LSDM.

“Sipas partisë, qytetarët nga VMRO-DPMNE presin seriozitet, dhe po përhapjen e lajmeve të rreme.

I vetmi kërcënim për Buxhetin dhe ekonominë ishin politikat kriminale të Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së, të cilët për interesa kriminale të individëve i futën ne borxh qytetarët dhe e rritën borxhin publik në nivelin e mbi 50 %.Qeveria e udhëhequr nga LSDM punon në stabilizimin e borxhit publik, në menaxhimin efikas me financat publike në atë kontekst borxhi po zvogëlohet për herë të parë pas shumë viteve”, citon LSDM

Janë të siguruara mjetet financiare për rritjen e pagës minimale në 12.000 denarë, janë kthyer 3.9 miliard denarë nga TVSH-ja për firmat dhe tregun ekonomik në përgjithësi, janë siguruar mjete për rritjen e pensioneve në përputhshmëri me koston e jetesës, gjegjësisht 2.160 denarë në vit më shumë për çdo pensionist.