Siç po shihet, VMRO-DPMNE-së gjithnjë e më shumë i pengon puna e suksesshme e ministrit të bujqësisë Ljupço Nikollovskit dhe për atë vazhdimisht shkon me kokë në mur dhe vazhdon me sulmet e kritikat e pabazuara ndaj tij.

Qytetarët çdo ditë e shohin ministrin Nikollovski në terren dhe janë të njofuar se po ndërmerren të gjitha hapat për përballjen me zjarret. Bujqit shumë mirë janë të njoftuar se kush i rriti subvencionet, kush i paguan rregullisht dhe kush ka rritur ndihmën që shkaktojnë fatkeqësitë natyrore.

Qytetarët e shohin dallimin në mes qeverisjes së papërgjegjëshme, të korruptuar dhe shkatëruese të VMRO-DPMNE-së, dhe punën e dobishme, të pastër dhe transparente të ministrave nga Qeveria e udhëhequr prej LSDM-së. Për atë, në zgjedhjet lokale qytetarët do t’i dënojnë politikat manipulative dhe destruktive të VMRO-DPMNE-së dhe do të zgjedhin ndryshimin në zgjedhjet lokale, ndërsa procesi i reformave do të vazhdojë dhe në nivel lokal, thuhet në kumtesën e LSDM-së.