Qytetarët 11 vite dëshmuan se si paratë e tyre kanë përfunduar ne llogarinë e VMRO-DPMNE-së, partia më e pasur në Evropë, se si paratë e tyre janë shpenzuar për dreka të shtrejta, në fasada baroku, rrota panoramike dhe përmendore, përderisa shumica e qytetarëve jetonte në varfëri dhe borxhe. Për atë sot opinioni tallet kur VMRO-DPMNE pyet se ku shpenzohen paratë e qytetarëve.

Për dallim nga e kaluara, paratë e qytetarëve tashmë nuk shpezohen për pasurim kriminal të Nikolla Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së, por ato shfrytëzohen për qëllime produktive dhe për jetë kualitative të të gjithë qytetarëve.

Partia opozitare nuk mund të qetësohet me faktin se në vend që paratë e qytetarëve të përfundojnë në koton e Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së, ato, tani shfrytëzohen për pagë minimale më të lartë, ndihmë më të madhe për ekonominë, pensione më të larta dhe zgjidhje të përhershme të problemit dhjetë vjeçar me punëtorët e falimentuar.