VMRO-DPMNE mbetet e ngujuar në politikat e tyre të ndarjeve, izolimit dhe konflikteve me çka vazhdon të punoj në dëm të shtetit dhe interesave të qytetarëve.

Përderisa VMRO-DPMNE ka mbetur në të kaluarën, Maqedonia po ecë përpara. Marrëveshja në mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë është në përputhshmëri me interesat nacionale të shtetit tonë dhe në përputhshmëri me interesat e qytetarëve të Maqedonisë dhe Bullgarisë. Marrëveshja është një themel për miqësi dhe sukses të përbashkët të dy vendeve, ndërsa nenshkrimi i saj është sukses i përbashkët i të gjithë qytetarëve dhe qeverive të deritanishme.

Për më tepër, e gjithë bota demokratike e përshëndeti Marrëveshjen historike në mes Maqedonisë dhe Bullgarisë, si një hap i rëndësishëm drejt të ardhmes dhe integrimeve euro-atlantike të republikës së Maqedonisë, duke vënë në dukje forcimin e pozitës rajonale dhe ndërkombëtare të Maqedonisë, gjë që VMRO-DPMNE 11 vite e ka zbehur.

Përfundoi koha kur VMRO-DPMNE dhe Nikolla Gruevski për shkak të interesave të tyre kriminale dhe në dëm të qytetarëve e izoluan Maqedoninë nga proceset euro-atlantike dhe ndërkombëtare. Marrëveshja reflekton kohën e re të bashkëpunimit, fqinjësisë së mirë, në festa që do të na bashkojnë në vend që të na ndajnë dhe sjell përparim regjional në vend të konflikteve.