Ka kaluar koha kur sektori i biznesit dënohej në mënyrë selektive, i frikësuar dhe i poshtëruar nga institucionet e okupuara nga VMRO-DPMNE.

Lirimi i institucioneve nënkupton profesionalizmin dhe respektimin e rregullve të cilat zbatohen në mënyrë të barabartë për të githë qytetarët dhe subjektet juridike në Republikën e Maqedonisë.

Janë të rrejshme dhe te pabaza akuzat e të VMRO-DPMNE-së që supozojnë për selektivitet të institucioneve, sepse pikërisht Nikolla Gruevskidhe VMRO-DPMNE i kanë keqpërdorur institucionet e robëruara për presio dhe frikësim të sektorit privat. Mbaroi koha kur institucionet kanë punuar për përmbushjen e dëshirave të Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së. Institucionet sot punojnë në mënyrë profesinale në përputhje me ligjin, në shërbim të qytetarëve