Ashtu si në të gjitha segmentet, VMRO-DPMNE prapa vetes ka lënë mjerim dhe në sport. Përderisa VMRO-DPMNE i ka shpenzuar paratë e qytetarëve në dreka të shtrejta, udhëtime luksi, barok të rrejshëm dhe përmendore, objektet sportive në të gjithë shtetin po kalben dhe po shkatërrohen, sportet tradicionale u sollën në skaj të ekzistencës.

Për dallim nga kjo sjellje injoruese dhe selektive e VMRO-DPMNE-së ndaj sportit, Qeveria e Republikës së Maqedonisë e udhëhequr nga LSDM punon në përparimin e sportit dhe në statusin e punëtorëve të sportit.

Qeveria me shpejtësi dhe efikasitet i ka zgjidhur problemet rreth organizimit të Superkupës së UEFA-s, dhe kjo u mbajt në përputhshmëri me standardet më të larta evropiane, ndërsa Agjencioni për rini dhe sport është hapur për shoqëritë sportive dhe klubet dhe e ka rritur angazhimin e rinisë. Në vend të qasjes selektive të VMRO-DPMNE-së, Qeveria e udhëhequr nga LSDM, përmes programit qeveritar në mënyrë të njejtë do të investojë në të gjitha disiplinat sportive dhe do t’a zhvillojë sportin shkollor, gjysmë-profesional dhe atë profesional.