LSDM-ja vlerëson se në periudhën në të cilën kryetrai i qytetit ka menaxhuar me Shkupin, qyteti e ka humbur shkëlqimin që e ka pasur dikur si kryeqytet i Republikës së Maqedonisë.

“Qytetarët presin që Trajanovski të jep llogari për shkatërrimin kriminal të qendrës së qytetit me projektin Shkupi 2014, i cili mori miliona euro nga qytetarët për ndërtime absurde baroku në kushte kur mijëra qytetarë ishin duke jetuar nën pragun e varfërisë”, thuhet në reagimin e LSDM-së.

Nga partia vlerësojnë se ai duhet të jep llogari për prerjet e paturpshme të gjelbërimit të qytetit në disa lokacione nëpër qytet që i lejoi për interesa biznesore të ndonjë individi me çka shkaktohet ndotje shtesë e ajrit në Shkup që është kërcënim për shëndetin e shkupjanëve.

Qytetarët e Shkupit kanë njohuri se Trajanovski nuk bëri asgjë për nevojat reale të tyre.

“Nuk ka instalacione hidraulike të përshtatshme, nuk ka fasada energjetike, vërshimet morrën jetë njerëzish për shkak të asaj që nuk ka kanalizime atmosferike në të gjitha pjesët e kryeqytetit. Për atë qytetarët e Shkupit do të zgjedhin qeverisje lokale të re të udhëhequr nga LSDM-ja që do të punojë me efikasitet, përkushtim dhe në interes të të gjithë qytetarëve”, thuhet në reagimin e LSDM-së.