Me interpelancat e pabazuara dhe që nuk mbajnë VMRO-DPMNE tregon se është kundër rritjes së pagës minimale, kundër zgjidhjes së problemit me punëtorët e falimentuar, kundër rritjes së mbështetjes për kompanitë vendore, kundër shkollave të rinovuara, kundër qendrave të reja sociale.

Të pakuptimta janë tentimet e deputetëve të VMRO-DPMNE-së që përmes iniciativave absurde për interpelanca të pengojnë reformat.

Shumica parlamentare dhe Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja vazhdojnë të punojnë në aplikimin e reformave që sjellin pagë minimale më të lartë, ndihmë më të madhe për kompanitë, më shumë para për qytetarët, zgjidhjen e problemit me punëtorët e falimentuar…

Maqedonia ecë përpara

Interpelanca e paraqitur për ministren për punë dhe politikë sociale, gjegjësisht për shkak të Hartimit të Strategjisë për refugjatë, strategji kjo që ka qenë e sjellur në vitin 2008 nga ana e VMRO-DPMNE-së, është kulmi i absurditetit dhe dinakërisë së partisë opozitare.

Veçanërisht të pavertetat e thëna nga VMRO-DPMNE janë zyrtarisht dhe faktikisht të demantuara: Strategjia nuk ka karakter obligativ, Maqedonia është vend tranzit i refugjatëve, që nënkupton se ata nuk do të mbeten në vendin tonë dhe nuk do të jepen shtetësi për refugjatët.

VMRO-DPMNE duhet t’a tejkalojë avazin e vjetër të obstruksioneve të vazhdueshme ndaj përparimit të shtetit dhe t’i përkrahë reformat që e dërgojnë Maqedoninë përpara, në interes të të gjithë qytetarëve.