Sundimi 11 vjeçarë i VMRO-DPMNE-së do të mbahet mend për futje të qytetarëve në borxh në mënyrë të pakotrolluar për shkak të luksit dhe për tendera kriminal dhe per numër të padive penale të ngritura kundër funksinoerëve të asaj partie.

Dëshmia më e fundit është padia penale që një firmë private e ngriti mu kundër Hristjan Delev, i cili dyshohet se së bashku me dy zyrtarë të lartë të VMRO-DPMNE-së kanë bërë mashtrim dhe kanë keqpërdorur detyrën.

Qytetarët perceptojnë çdo ditë dallimin thelbësor mes shpenzimit të pamëshirshëm dhe të kotë të parave të qytetarëve nga ana e VMRO-DPMNE-së për realizimin e apetiteve kriminale të Nikolla Gruevskit dhe të bashkëpunëtorëve të tij dhe të menaxhimit me paratë e qytetarëve nga ana e qeverisë e udhëhequr nga LSDM-ja.

Paratë e qytetarëve më nuk shpenzohen në përmendore dhe tendera kriminal, por shfrytëzohen për pensione më të larta, rritje të rrogës minimale dhe zgjidhje të problemit me punëotrët e falimentuar. Ky është dallimi me të cilin VMRO-DPMNE dhe Delev nuk mundet të pajtohet.