Qeveria e udhëhequr nga LSDM mbetet e angazhuar plotësisht në zbatimin e masave që do të përmirësojnë kualitetin e jetës së qytetarëve. Në atë drejtim, Qeveria e udhëhequr nga LSDM ka marrë iniciativë dhe i ka intensifikuar aktivitetet për sjelljen e tarifës së lirë të rrymës në çdo ditë pune, ka dy orë.

Me atë realizohet edhe një nga masat kryesore të parapara në programin parazgjedhor të LSDM-së dhe Programit të Qeverisë së re dhe ajo që është premtuar së shpejti do të bëhet realitet për qytetarët.

Me kursim dhe punë të përgjegjëshme të ndërmarrjeve shtetërore ELEM dhe MEPSO do të sigurohen kushte për sjelljen e tarifës së lirë, me çka masa e ndërmarrë nuk do ta dëmton askënd. Në vend që ELEM dhe MEPSO të shpenzojnë miliona euro në qendra skijimi, fasada dhe parqe, paratë do të orientohen kah nevojat reale të qytetarëve.

Qytetarët së shpejti do të mund të shfrytëzojnë nevojën reale për tarifën e lirë të rrymës gjatë ditës dhe gjatë fundjavës. Të gjithë qytetarët do t’i ndjejnë përfitimet nga kjo masë sidomos familjet që janë nën përkujdesje të ndihmës sociale.

Qeveria e udhëhequr nga LSDM vazhdon të punojë përgjegjshëm, me transparencë dhe në interes të qytetarëve. Masat e parashikuara nga programi për të cilin votuan shumica e qytetarëve po realizohen me përkushtim dhe transparencë në interes të qytetarëve.

Global