VMRO-DPMNE-ja i futi në borxh qytetarët për luks dhe për përmendore, Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja e zvogëlon borxhin dhe rimëkëmbë ekonominë, thuhet në reagimin ndaj kumtesës së sotme nga VMRO-DPMNE-ja.

Sipas LSDM-së, VMRO-DPMNE për 11 vite në mënyrë të pakontrollueshme i ka fut në borxh qytetarët dhe ka bërë borxh publik prej mbi 50 për qind nga BPV-ja.

“Në vend të shkapërderdhjes së tillë të parave të qytetarëve, Qeveria e udhëhequr nga LSDM në mënyrë të përgjegjshme menaxhon me paratë e shtetit. Me akuza të zbrazëta për gjoja shpenzim të rezervave valutore, VMRO-DPMNE tregon paditurinë themelore të menaxhimit me financa, sepse këtu bëhet fjalë për pagesë të kredive dhe kësteve të ekzistuese për borxhet e vjetra përmes llogarisë së vetme të shtetit. Për shkak të menaxhimit përgjegjshëm të borxheve, borxhi publik i shtetit është zvogëluar sot, për herë të parë pas vitit 2008”, qëndron në reagim.

LSDM thekson edhe se Qeverinë që e udhëheqin, përmes punës transparente de llogaridhënëse dhe mbështetjes domethënëse për ekonominë vendore, punon vazhdimisht për sigurim të standardit cilësor jetësor për qytetarët dhe përmirësim të ekonomisë së shkatërruar.