Gjatë 11 vitesh qeverisje të koruptuar dhe të kriminalizuar, VMRO-DPMNE ka kryer një eksodi në shëndetësi, e ka shkelur dinjitetin e mjekëve dhe pacientëve, duke bërë kështu sistemin e shëndetësisë kaos. Për shkak të politikve koruptive të kuadrove të VMRO-DPMNE-së në shëndetësi, qindra mjekë u largun nga shteti, institucionet shëndetësore për një kohë të gjatë kanë punuar pa paisjet e duhura, pacientët janë poshtëruar, ndërsa sistemi shëndetësorë me vite të tëra ishte i ranguar si më i keqi në Evropë.

Për dallim nga udhëheqja e tillë e pakujdesshme, Qeveria e kryesuar nga LSDM fokusohet në përmirësimin e të drejtave të pacientëve, përmirësimin e kushteve të punës për mjekët dhe stafiin mjekësorë si dhe përditësimin e sistemit shëndetësorë.

Sipas informatave zyrtare nga Ministria e shëndetësisë, rastin për të cilin sot akuzoi VMRO-DPMNE-ja, deri tani nuk është paraqitur e as regjistruar asnjë rast i tillë, as në Ministri, as në Inspektoratin Shtetërorë sanitar dhe shëndetësorë. Institucionet kompetente duhet ta nxjerrin në pah rastin deri në fund, ndërsa VMRO-DPMNE duhet që të ndaloj së shëprndari panik dhe shqetësim, thuhet në kumtesën e LSDM-së