Puna kriminale e qeverisjes së kaluar të VMRO-DPMNE-së çdo ditë po zbulohet.

Ish funksionerët e Drejtorisë për të ardhura publike nga rradhët e VMRO-DPMNE-së në mënyrë joligjore u kanë mundësuar 37 firmave të largohen nga detyrimet ligjore për pagesë së borxheve milionshe, për shkak të mos pagesës së tatimit.

Me këtë funksionerët e VMRO-DPMNE-së qartë kanë krijuar konkurrencë jo-lojale duke favorizuar firma të caktuara në dëm të gjithë atyrë që në rregull kanë paguar detyrimet e tyre ndaj shtetit.

Për më tepër, me dëmët e bëra ndaj buxhetit janë dëmtuar të gjithë qytetarët.

Ky skandal është një nga dëshmitë e shumta të cilat e vërtetojnë se VMRO-DPMNE 11 vite ka punuar në kundërshtim me interesat e qytetarëve dhe shtetit.

Qeveria e udhëhequr nga LSDM intenzivisht punon në sanimin e dëmeve të bëra, krijon kushte më të mira dhe të njejta për punë për të gjitha firmat, me çka ju ndihmon zhvillimit të tyre në interes të qytetarëve.

Përfundoi koha e privilegjeve dhe mos respektimit të ligjeve në shtet në dëm të qytetarëve dhe firmave.

Pas përfundimin të plotë të hetimit do të vijon përgjegjësia, ligji duhet të vlejë për të gjithë njejtë.