Të palogjikshme janë të gjitha tentimet e VMRO-DPMNE-së që përmes komunikatave dhe deklaratave të shpërndajë lajme të rrejshme do t’i manipulon qytetarët. Opinioni e njeh shqetësimin e rremë të VMRO-DPMNE-së dhe e sheh dallimin në mes qeverisjes kriminale dhe të papërgjegjëshme të VMRO-DPMNE-së dhe punës së pastër dhe efikase të Qeverisë së re.

Qeveria e udhëhequr nga LSDM vazhdon të punojë në interes të qytetarëve, ndërsa pensionet do të rriten në pajtueshmëri me rritjen e kostos së jetesës. Çdo pensionist, në pajtueshmëri me Ligjin e pensioneve, çdo muaj do të merr shtesë 180 denarë, gjegjësisht çdo pensionist do të merr gjithsej 2160 denarë për të gjithë vitin 2017.

Qeveria e udhëhequr nga LSDM asnjëherë nuk do të punojë në kundërshtim me interesat e qytetarëve, e as të manipulojë me ta sikur që ka bërë dhe ende bën VMRO-DPMNE. Po realizohen premtimet e dhëna, dhe po implementohen reformat që sjellin paga dhe pensione më të larta, vende të reja pune dhe përmirësim të mbrojtjes sociale.

Global