VMRO-DPMNE po vepron në mënyrë aq dëshpruese sa që injoron informatat e vërteta relevante nga institucionet shtetërore dhe plason lajme të rreme.

Gënjeshtër është se po ulet bruto dhe neto paga mesatare.

E vërteta është se ka rritje të bruto dhe neto pagës mesatare në muajin qershor të vitit 2017 në krahasim më këtë muaj të vitit 2016 për shkak të rritjes të pagesës së pagës mesatare mujore për të punësuarit në drejtimin e artit, argëtimit dhe rekreacionit, drejtime profesionale, shkencore dhe teknike, aktivitetet në miniera dhe nxjerrje të gurëve.

VMRO-DPMNE krijon lajme të rreme për ti fshehur dëmet e bëra me politikat e varfëra ekonomike që i ka implemetuar gjithsej 11 vite ndërsa qeveria e udhëhequr nga LSDM punon ndërshëm dhe me transparencë, i sanon dëmet e bëra dhe përmirëson standardin e jetesës së qytetarëve.