Qeveria e RM-së  e kryesuar nga LSDM nuk planifikon ndërtimin e njësive banesore për refugjatë në territorin komunës së Gazi Babës, sepse Maqedonia është vetëm vend transit për refugjatë. Këtu nuk ka banesa, as ka kushte elementare për diçka të tillë, theksoi sot Borçe Georgievski nga LSDM.

Në pres konferencën që u mbajt në komunën e Gazi Babës, në shtrirje të aksit rrugor nga Stajkovci për në Creshevo, ai theksoi se opinioni dhe qytetarët, mund të binden, se, siç tha, lajmet e rreme për gjoja kampet apo banesat për emigrantët, që përhapen nga VMRO-DPMNE, nuk kanë lidhje me realitetin.

Global