VMRO-DPMNE nuk mund të fshehë dështimet që la pas vetes në ekonomi dhe borxhet e mëdha që u la qytetarëve, kur për luks dhe privilegje e dyfishoi borxhin publik për vetëm tetë vite.

Paratë e qytetarëve tashmë nuk shpenzohen në palma, barok, përmendore dhe tenderë kriminal ashtu siç bënte VMRO-DPMNE, por tani ato shfrytëzohen për pagë minimale më të lartë, ndihmë për ndërmarrjet vendore dhe për zgjidhjen e problemit dhjetë vjeçar me statusin e punëtorëve të falimentuar.

Ky është dallimi në mës qeverisjes kriminale dhe të papërgjegjëshme të VRMO-DPMNE-së dhe menaxhimit të financave në mënyrë efikase, të pastër dhe të përgjegjshme nga Qeveria e udhëhequr nga LSDM, thonë nga LSDM.