Qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe shumica parlamentare vazhdojnë t’i implementojnë reformat që sjellin jetë kualitative për të gjithë.

Pas vendimit për uljen e shpenzimeve për shërbimet kadastrale për 50 për qind, Qeveria e udhëhequr nga LSDM solli vendim për vazhdimin e afatit për parashtrimin e kërkesës për legalizim të objekteve të ndërtuara në mënyrë joligjore.

Me ndryshimet në Ligjin për trajtimin e objekteve të ndërtuara ilegalisht, të gjithë qytetarët të cilët më herët nuk kanë arritur të parashtrojnë kërkesë për legalizim, të drejtën e tyre do mund ta realizojnë në afat të ri shtesë nga 1 janari deri më 31 dhjetor të vitit 2018. Shtesë, për të gjithë qytetarët të cilët për kërkesat e më hershme nuk e kan siguruar dokumentacionin e nevojshëm do të sigurohet afat shtesë gjashtë muaj prej 1 janarit deri më 30 qershor që të mund të sjellin kërkesa të reja për legalizim me dokumentacion të kompletuar.

Përmes ndryshimeve të parashikuara të ligjit, legalizimi i objekteve ilegale do të jetë i drejt dhe në dispozicion për të gjithë dhe do t’u del në ndihmë mijëra qytetarëve të cilët deri tani për shkaqe të ndryshme nuk kanë arritur në kohë të dorëzojnë kërkesën për legalizim të objekteve të tyre.

Maqedonia ecë përpara! Shumica parlamentare dhe Qeveria e udhëhequr nga LSDM vazhdojnë t’i realizojnë premtimet e dhëna dhe me ndershmëri të punojnë në interes të qytetarëve.