Për dallim nga qeverisja e kaluar e VMRO-DPMNE-së e cila e largoi tarifën e lirë ditore të rrymës dhe i varfëroi qytetarët, qeveria e udhëhequr nga LSDM e përmbushi premtimin ndaj qytetarëve dhe e ktheu tarifën e lirë ditore të rrymës!

Me fillimin e kësaj mase do të ulen edhe shpenzimet për jetë sepse qytetarët do të kenë mundësi të gjenerojnë kursime nga faturat që i paguajnë për rrymë.

Premtimet e dhëna dhe reformat e paraqitura po realizohen, paratë kthehen tek qytetarët.

Nga tetori qytetarët e Republikës së Maqedonisë do të kenë mundësi çdo ditë punë të shfrytëzojnë trifën e lirë ditore nga dy orë në intervalin prej 14:00 deri 16:00, njejtë si kjo, tarifë të lirë do mund të shfrytëzohet edhe nga ora 22:00 deri 07:00 në mëngjes, ndërsa në kohë të fundjavës, të dieleve tarifa e lirë do të jetë tërë ditën.

Përfundoi koha kur qeveria e kaluar e VMRO-DPMNE-së vidhte nga qytetarët, i varfëronte, për pasurim kriminal dhe luks të Nikolla Gruevskit dhe disa funksionerëve tjerë në krye të VMRO-DPMNE-së!

Qeveria e udhëhequr nga LSDM brengoset për nevojat jetësore të qytetarëve dhe e përmirëson standardin jetësor duke mundësuar më shumë para të mbeten në buxhetin e tyre familjar.