Me kthimin e tarifës së lirë ditore të rrymës, Qeveria i plotëson premtimet dhe reformat e projektuara, por edhe e korrigjon padrejtësinë që pushteti paraprak i VMRO-DPMNE-së ua ka bërë pikërisht kategorive më të cenueshme të qytetarëve, kumtoi sot LSDM-ja.

“Përfundoi koha kur paratë e qytetarëve janë keqpërdorur në tendere milionëshe kriminele dhe përmes shpenzimeve joproduktive të kompanive shtetërore ELEM dhe MEPSO përfunduan në llogaritë e biznes partnerëve të pushtetit paraprak të kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja”, tha deputeti Jovan Mitreski në konferencë për shtyp.

Ai përkujtoi se masa parasheh që nga tetori qytetarët e Republikës së Maqedonisë çdo ditë pune të shfrytëzojnë tarifë të lirë të ditës nga dy orë në intervalin kohor nga ora 14:00 deri në orën 16:00 dhe nga ora 22:00 deri në orën 7:00 të mëngjesit, ndërsa për fundjavat tarifa e lirë do të jetë e disponueshme nga e shtuna në orën 22:00 deri të hënën në orën 7:00.

Vlera e kësaj mase është tetë milionë euro, para të cilat, siç përmendi, drejtohen për nevojat e qytetarëve.