LSDM sot në kumtesë nënvizon se mbaroi koha e të privilegjuarve dhe mosrespektimit të ligjeve në shtet në dëm të qytetarëve dhe firmave.

Theksojnë se rasti me ish funksionarë të Drejtorisë për të Ardhura Publike nga radhët e VMRO-DPMNE-së të cilët në mënyrë të paligjshme u kanë mundësuar 37 firmave të përjashtohen nga procedurat ligjore për pagesë të borxheve milionëshe, për shkak të mospagesës së tatimit dhe me atë me vetëdije kanë krijuar konkurrencë jolajale duke privilegjuar firma të caktuara në dëm të të tjerëve të cilët rregullisht i kanë paguar detyrimet e tyre ndaj shtetit.

Në mënyrë shtesë, konsiderojnë nga LSDM, me dëmet e bëra mbi buxhetin janë dëmtuar të gjithë qytetarët.

“Ky skandal është edhe një nga një sërë dëshmish të cilat qartë tregojnë se VMRO-DPMNE 11 vite ka punuar në kundërshtim të interesave shtetërore dhe të qytetarëve”, theksojnë në kumtesë.

Theksojnë se Qeveria e udhëhequr nga LSDM intesivisht punon në sanimin e dëmeve të bëra, krijon kushte më të mira dhe të barabarta për punë për të gjitha firmat, me çfarë u ndihmon në zhvillimin e tyre në interes së të gjithë qytetarëve.

Nga LSDM theksojnë se pas zbatimi të hetimit të plotë do të vijojë përgjegjësi, ligji patjetër të vlejë për të gjithë njësoj.