VMRO-DPMNE nuk heq dorë nga mbrojtja e krimit në rradhët e veta dhe nga tentimet dëshpëruese për bllokim të shkarkimit të Marko Zvërlevskit.

Me mospranimin e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, VMRO-DPMNE nuk heq dorë nga politikat e ndarjeve, izolimit dhe krijimit të tensioneve dhe konflikteve me fqinjët.

VMRO-DPMNE nuk heq dorë nga shpërndarja e manipulimeve për Hartimin e Strategjisë me përmbajtje jo obligative për refugjatët dhe migrantët, të cilën vetë e kanë projektuar dhe pranuar.

VMRO-DPMNE nuk heq dorë nga pengimi i reformave që sjellin pagë minimale më të lartë, heqje të taksës radiodifuzive, zgjidhje afatgjate të statusit të punëtorëve të falimentuar dhe ndihmë më të madhe shtetërore për prodhimtarinë. VMRO-DPMNE nuk heq dorë nga puna kundër interesave shtetërore dhe nacionale.

Me këtë sjellje të tillë, VMRO-DPMNE edhe njëherë tregoi se është kundër çdo gjëjë afirmative, se është kundër përfitimeve të qytetarëve dhe kundër përparimit dhe zhvillimit të Republikës së Maqedonisë.

Të palogjikshme janë tentimet e VMRO-DPMNE-së përmes pres konferencave të zbrazura dhe përmes tentimeve dëshpëruese për bllokim të institucioneve, për ti penguar reformat që sjellin të mira për të gjithë. Maqedonia ecë përpara. Qeveria e udhëhequr nga LSDM që t’i relizojë të gjitha reformat për të cilat kanë votuar shumica e qytetarëve dhe asnjë tentim për bllokim nuk do ta ndalojë procesin e filluar të reformave.